Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mitsotakis bojkotoi samitin sepse Shqipëria nuk respekton vlerat bazë

Berisha: Mitsotakis bojkotoi samitin sepse Shqipëria nuk respekton vlerat

Berisha: Të dashur miq, sot kryeministri i Greqisë nuk erdhi. Bojkotoi takimin.

Po pse e bojkotoi? Sepse Shqipëria sot është një shtet që shkelmon parimet më universale të lirisë njerëzore.

Që nuk pranon prezumimin e pafajësisë.

Që diskriminon me etni!

Që nuk respekton vlerat bazë.

Edi Rama përsëri sot me farsën e tij të turpshme shtyu procesin vetëm e vetëm për t’i marrë mandatin qeveritarit të zgjedhur.

Edi Rama, njëlloj si Putini, njëlloj si Lukashenko, si Ajatollahët, mban të arrestuar kryetarin e partisë më të madhe opozitare.

Sepse e di se nuk ka të ardhme. E di se zgjedhje nuk grabit më kurrë, se nuk ka fituar ndonjëherë.

Jo zotërinj, ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është armiku më i madh i votës, u bëni një pyetje të thjeshtë secili çdo socialisti: na thoni pak kur ka marrë votën e fundit nga ju ky njeri në partinë e tij?

Nuk votohet më. Si në asnjë parti tjetër në Europë dhe në botë.

Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me guxim këtë betejë pa kthim.

20 shkurti faktoi se ne jemi jo vetëm shumica morale, por jemi shumica politike, shumica numerike, forcë në botë që mund të na ndalojë ne që të jemi shumica qeverisëse nuk ka dhe nuk do ketë.

Të fundit