Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Monedha evropiane nuk ngre krye në Shqipëri nga droga dhe trafiqet

Berisha: Monedha evropiane nuk ngre krye në Shqipëri nga droga dhe

Kreu i PD,Sali Berisha akuzon qeverinë Rama se monedha evropiane është konvertuar në monedhë të trafikantëve të drogës dhe krimit.

Duke folur nga tubimi qytetar poshtë banesës së tij, Berisha tha se monedha e dytë më e fuqishme e planetit është fundosur në vend dhe për rrjedhojë e pësojnë xhepat e shqiptarëve.

Berisha: Miqtë e mi, prej një viti ky regjim ka vendosur në Shqipëri narkoeuron, monedhën evropiane të konvertuar në monedhë të konvertuar në monedhë të trafikantëve të drogës dhe krimit.

Nga droga dhe trafiqet, monedha evropiane nuk ngre krye në Shqipëri.

Rrëzohet këtu monedha e dytë më e fuqishme e planetit.

Mirëpo me këtë rrëzim e pëson xhepi, rroga, jeta e çdo shqiptari.

15 përqind janë mbyllur ndërmarrjet e eksportit. Me mijëra e mijëra qytetarë humbën vendet e punës.

Por mos harroni se në vit, emigracioni dërgon në Shqipëri familjarëve të vet rreth 1 miliard euro.

Secila dërgesë, kur vjen në Shqipëri ka humbur 20, 30 përqind të vlerës për shkak të narkoeurove.

Secili shqiptar që merr paratë që i dërgojnë familjarët e vet, merr 20, 30 përqind më pak se sa ato kanë vlerë aty ku nisen.

Të fundit