Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mos ngatërroni gjeostrategjinë me realitetin, samitet e Tiranës ishin vetëm takime

Berisha: Mos ngatërroni gjeostrategjinë me realitetin, samitet e

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar Samitin për Ukrainën dhe Samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur këto dy ditë në Tiranë.

Gjatë tubimit në "Rrugën e Shpresë", Berisha deklaroi se të ashtuquajturat samite, në fakt ishin vetëm takime.

Berisha tha se PD është promotor i proceseve integruese në Europë, por shqiptarët nuk duhet të ngatërrojnë gjeostrategjinë, lustrën propagandistike me realitetin edhe të këtyre dy takimeve 

Berisha: Dje dhe sot, dy takime, po quhen samite, po të tilla ç’është e vërteta nuk ishin, por takime ishin.
Një takim rajonal për Ukrainën dhe një takim i Ballkanit Perëndimor për mekanizmin e rritjes rajonale. PD ka mbështetur dhe mbështet fuqishëm bashkëpunimin rajonal. Ka mbështetur dhe mbështet fuqishëm ndër të parat Ukrainën, betejën e saj kundër agresionit barbar rus, betejën e saj për Europën, për mbarë popujt e lirë.

PD ka qenë dhe është promotor i proceseve integruese në Europë, në hapësirën euroatlantike dhe kjo ka qenë dhe mbetet shtyllë kryesore. Por uroj që asnjë shqiptar të mos ngatërrojë gjeostrategjinë, lustrën propagandistike me realitetin edhe të këtyre dy takimeve.

Të fundit