Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Më kontrolloi bota, por gjeti turpin e atyre që më akuzuan

Berisha: Më kontrolloi bota, por gjeti turpin e atyre që më

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal sot në një takim elektoral në Prrenjas ku prezantoi edhe kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” Suzana Topi.

Në fjalën që mbajti, Berisha bëri thirrje që në 14 maj të përdoret vota për të shënuar një ndryshim cilësor, ndërsa u ndal edhe te akuzat ndaj tij.

Sipas Berishës, ai u kontrollua nga e gjithë bota, por gjetën turpin e atyre që e akuzuan.

"Sali Berishën e kontrolloi e gjithë bota dhe gjeti turpin e atyre që e akuzuan. Nuk gjeti asgjë. Nuk del dot.

Ndaj dhe ndryshimi në 14 është nga më të mëdhenjtë që ka ndodhur ndonjëherë. Përdorni votën për të shënuar një ndryshim cilësor, me të cilin ju garantoj se krahas vendosjes së Suzanës në shtëpinë e parë, si qytetarë të parë, keni vendosur veten tuaj si qytetar të parë të asaj shtëpie. Keni votuar për veten tuaj, për hallet problemet, keni votuar për ndryshimin e jetës tuaj", tha Berisha. 

Të fundit