Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mungoi në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të RD-së, Bylykbashi tregon arsyen

Berisha mungoi në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të

Me rastin e 32 vjetorit të numrit të parë të gazetës Rilindja Demokratike u mbajt një aktivitet pasditen e sotme, por ra në sy mungesa e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në fillim të ceremonisë, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se ish-kryeministri Berisha ishte me grip, ndaj edhe nuk ishte i pranishëm në ceremoninë ku të pranishëm ishin themelues të gazetës, gazetarë e politikanë etj.

“Më bie privilegji t’ju drejtohem juve sot në këtë përvjetor të 32-të të Rilindjes Demokratike, t’ju përcjell urimet më të mira nga Sali Berisha, kryetar i PD-së, i cili sot për arsye të një gripi, nuk arriti të na bashkohet sot këtu” – tha Bylykbashi.

 

Të fundit