Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nafta është bërë ‘shpatë demokleu’ për shqiptarët, energjia konsiderohet si mjet terrori

Berisha: Nafta është bërë ‘shpatë demokleu’

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi në tryezë diskutimi me ekspertë të energjisë elektrike dhe të hidrokarbureve.

Në fjalën e tij, Berisha tha se kryeministri Edi Rama e përdor energjinë elektrike si një mjet terrori për shqiptarët. Kryedemokrati tha se nafta në Shqipëri shitet me trefishin e çmimit të bursës. Sipas Berishës, dalja në treg e sektorit energjetik shqiptar është e bazuar në vjedhje.

“Nafta është bërë një ‘shpatë demokleu’ në qafën e shqiptarëve. Energjia po keqpërdoret, jo vetëm në një skemë të papërmbajtur vjedhjeje, nafta dhe energjia elektrike. Nuk ka logjikë në botë që të pranojë që në Shqipëri nafta të shitet me 3-shin e çmimit të bursës, ndërkohë më përpara është shitur me dyfishin e çmimit. Sot ajo shitet 3 pikë sa herë më shumë.

Nuk ka llogjikë ekonomike që të pretendohet se, do të ndërpresim energjinë, në vitet më të lagëta të vendit, që 99.9% të energjisë elektrike e ka nga uji. Të vendit që ka prodhuar falë burimeve të reja, 9 terravat nga 7 që konsumon në total. Rritja e çmimit për bizneset, shkatërrimtare. Dalja në treg e sektorit energjetik shqiptar është kryekëput e bazuar në vjedhje. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri, me dokumente, ka blerë energji me 250 euro megavatin, në një kohë kur në bursë shitej me 80-82 euro. Duhet ta dinë se blejnë energji me 520 euro, kur në bursë shitet me 410 euro. Blejnë energji çdo 2 ditë dhe nuk bëjnë një tender dhe një kryeministër që terrorizon qytetarët dhe u thotë se, por nuk u gjet energji në treg do e ndërpresim. Do e ndërpresë dhe do thotë nuk u gjet. E konsideron si mjet terrori”, u shpreh Berisha.

Të fundit