Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni

Berisha: Nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që

Kryedemokrati  Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ka kritikuar qeverinë për politikat e saj mbi çmimin e naftës.

Ai theksoi se qeveria e trajton naftën si një privilegj të pakicës dhe jo si një energji të domosdoshme për të gjithë shqiptarët.

Sipas tij, çmimi aktual i naftës është një ndëshkim për qytetarët, duke e krahasuar atë me çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni, ku nafta merret nga Durrësi.

FJALA E BERISHËS:

Rama nuk e bën këtë sepse Rama ka një koncept të veçantë.

Para se të vija këtu po e dëgjoja në një video që i thoshte një pensionisti se ç’punë ka pensionisti me naftën.

Pra, edhe naftën e konsideron si një privilegj të atyre që kanë, në një kohë kur nafta është energji dhe është e domosdoshme për të gjithë shqiptarët.

Ne do ta bëjmë këtë, nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni.

Kosova e merr nga Durrësi naftën.

Nuk mund të taksohet nafta 1.1 euro.

Që këtu është një ndëshkim për qytetarët.

Të fundit