Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Narkoshteti po shembet, Veliaj krahasoi Ramën me FARC-un e Kolumbisë

Berisha: Narkoshteti po shembet, Veliaj krahasoi Ramën me FARC-un e

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se “narkoshteti po shembet” dhe e cilësoi këtë si një mundësi historike për opozitën.

Berisha theksoi se struktura kriminale e ndërtuar nga Edi Rama gjatë 12 viteve të fundit ka hyrë në proces dezintegrimi, duke e quajtur këtë një shans për shpëtimin e Shqipërisë dhe për qytetarët opozitarë.

Ai komentoi gjithashtu ngjarjet e së premtes së kaluar, duke iu referuar Erion Veliajt, i cili në Gjykatën Kushtetuese krahasoi partinë e tij me FARC-un e Kolumbisë.

“Veliaj nuk është i pafajshëm, por e vërteta është se të drejtat e njeriut janë shkelur në mënyrë brutale ndaj tij”, tha Berisha, duke e quajtur gjithë skenën “një premtje të zezë të narkoshtetit të Ramës”.

Pjese nga fjala e Berishes

Të nderuar anëtarë dhe anëtare të kryesisë së PD, të dashur demokrate dhe demokratë, mbështetës të kësaj partie që ndiqni këtë mbledhje të Kryesisë së PD.

Sot, ne mblidhemi në rrethana të zhvillimeve të jashtëzakonshme, dhe mendoj se, këtyre zhvillimeve PD, drejtuesit, anëtarët, mbështetësit e saj dhe opozitarët, pa përjashtim, duhet t’i kushtojnë vëmendjen maksimale, vëmendjen e jashtëzakonshme.

E vërteta është se, narkoshteti po shembet. Kjo është sot e vërteta më e madhe se asnjëherë më parë. Dhe kjo shembje është e pandalshme. Struktura kriminale e bazuar mbi drogën dhe krimin e shqiptatëve, që Edi Rama ngriti këto 12 vite në aleancë me kartelet e drogës dhe ekstremin e majtë të udhëhequr nga Xhorxh Sorosi, ka hyrë në një proces dezintegrimi.

Këto zhvillime i japin një dimension krejt të ri për shpëtimin e Shqipërisë. Për të parën herë në 12 vite, opozita ka mundësinë e saj reale për t’i dhënë colpo di grazia narkoditaaturës së Edi Ramës. Shembja e narkoshtetit është shans historik për çdo qytetar opozitar, për çdo qytetar shqiptar, për çdo drejtues të forcave opozitare politike, drejtues të PD.

E premtja që kaloi është e premtja më e zezë e narkoshtetit të Edi Ramës. Të gjithë ne ishim dëshmitarë me disa pamje të cilat atyre që kanë përjetuar diktaturën totalitare i kujtojnë procesin e Kadri Hazbiut në gjyqin e partisë. Të tilla ishin pamjet e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, por në dallim nga Kadri Hazbiu që deklaronte se e kam nga partia ime, Erion Veliaj me guzim krahasoi partinë e tij me FARC-un e Kolumbisë.

Të kuptohemi, nuk kam absolutisht as edhe ndjesinë më minimale, se Erion Veliaj është një person i pafajshëm. Erion Veliaj është një person që mbahet në burg për minimumi për 1/100 e asaj që ka shpërdoruar, për të mos thënë 1/200 e saj. Por dukë thënë këtë, e vërteta e padiskutueshme është se, të drejtat e njeriut u shkelën në mënyrë brutale, u përdor ndaj tij ajo praktikë që Enver Hoxha përdori ndak Kadri Hazbiut, që ishte një kriminel, një vrasës. Dhe në këtë rast, duke shkelur çdo procedurë, çdo ligj i dhanë atij mundësinë të krahasojë FARC-un e Kolumbisë, partinë që në fakt, ai tha një të vërtetë, narkoparti, narkoregjim. Kjo është e vërteta e Shqipërisë.

Të fundit