Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Narkoshteti vrau gjyqtarin, Rama e kaloi sigurinë e gjykatave tek Policia e Xhepit

Berisha: Narkoshteti vrau gjyqtarin, Rama e kaloi sigurinë e gjykatave tek

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar në selinë blu. Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Berisha tha se fajtor për vrasjen e gjyqtarit është vetë shteti, pasi sipas tij, nëse shteti do të kishte funksionuar vrasja s’do të kishte ndodhur.

Kryedemokrati deklaroi se Rama ia kaloi sigurinë së gjykatave Policisë së Xhepit, sikurse i referohet patronazhistëve të emëruar në radhët e bluve dhe jo vetëm.

“Mblidhemi sot pasi narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij. Kur them narkoshteti, natyrisht e kam të qartë që dorasi nuk ishte punonjës i shtetit, por dorasi nuk mund ta kryente kurrë aktin në qoftë se shteti do ishte shtet dhe jo narkoshtet. Kurrë!

Salla e gjyqit është e presupozuar të jetë vendi më i sigurt i shtetit për vetë kompleksitetin e proceseve.

Dhe në sallën e gjyqit u shkreh një batare kundër një gjykatësi, sikur të ishte në mes të rrugës. Sikur të ishte në një shesh, në një kafene, por në një institucion shtetëror.

Unë dua të informoj shqiptarët se me një vendim të datës 8.7.2020, Edi Rama ka anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë të datës 28.4.2010, i cili ngarkonte Policinë e Shtetit përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave.

Pra, pas ndryshimeve, më parë ka qenë garda, por u ngarkua në vitin 2010 me një vendim qeveria, siguria e gjykatave dhe prokurorive mbrohej nga Policia e Shtetit.

Edi Rama e kalon këtë siguri nga Policia e Shtetit tek Policia e Xhepit.

Merr vendim me datën 8.7.2020 ku ua heq sigurinë ndaj dhe Koçiu lante duart. Policia nuk ka përgjegjësi, thoshte.

Pra, ia dha patronazhistëve, policisë së xhepit, mbrojtjen”, deklaroi Berisha.

Të fundit