Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ndan videon një natë para 14 majit: Policia shpërndan paratë për vota në Klos, shoqëron 3 demokrate

Berisha ndan videon një natë para 14 majit: Policia shpërndan

Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë në Facebook një video nga një debat i ashpër në Klos, një natë para zgjedhjeve të 14 majit.

Siç shkruan Berisha, qytetarët e Klosit kanë kapur një mjet që dyshohej se shpërndante vota në interest ë Partisë Socialiste. Siç dëgjohet edhe në video, një qytetarë i thotë efektivit të policisë, se tre zonja anëtare të Kryesisë së PD-së në Mat janë shoqëruar në Komisariatin e Klosit.

Qytetarja sqaron se në mjetin ku janë shoqëruar zonjat ka qenë i pranishëm edhe admistratori i Klosit, Spartak Fufi dhe një punonjës i Bashkisë, të cilët nuk janë shoqëruar.

Ndërkohë oficeri i policisë i drejtohet qytetarit duke i thënë se do t'i japë një përgjiej për rastin, pa dhënë detaje dhe shjpegime se pse është kryer një akt i tillë.

Pjesë nga biseda në video:

Qytetarja: Para dy orësh janë shoqëruar tri zonja të kryesisë së PD të degës Mat në komisariatin e Klosit. Ndërkohë, në makinën e Policisë kanë qenë edhe administratori i Klosit, zoti Spartak Fufi dhe një punonjës i baskisë. Tri zonjat kanë shkuar në Polici, janë ndaluar 3-4 orë, kurse ata zotërinjtë kanë ikur dhe nuk janë thirrur fare në komisariat. Pra, administratori i Klosit dhe personi në fjalë, Kadri Dema. Situata siç e shikoni është shumë e agravuar sepse mendohet se është disi politike; është ndaluar një makinë nga qytetarët, që mendojnë... Nuk e di në makina është private apo e Policisë.

Qytetari: Makina me armë. Ju bëni detyrën. Makinat pa targa po lëvizin   këtu në qytet, janë të Partisë Socialiste, s’i ndalon kurrkush. Kjo është puna, mos bini viktimë e këtyre gjërave, nuk është hera e parë që ndodhin kot. Shkoni bëni punën, makina me armë kanë qenë edhe në Klos Katund, i kam parë unë sonte. 970 ishte targa e makinës.

Oficeri: Do të kthejmë përgjigje patjetër. Asnjë nuk do të mbahet kot. Do të shoqërohet.

Qytetari: Jo jo, do të bëhet transparencë për makinën blu. Makinë private. Ja ku e ke makinën, merre hape. Dyshojmë se ka lekë, kontrollojeni!

 

Të fundit