Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në 14 maj jemi në një mision si në vitin 1992 për tu ndarë nga monizmi i dytë

Berisha: Në 14 maj jemi në një mision si në vitin 1992

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sotkandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Has,  Miftar Dauti.

Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi 14 majin një ditë historike për vendin, duke e krahasuar me një mision identik me atë që ishim në vitin 1992, për tu ndarë nga monizmi i dytë.

“I gjithë ky entuziazëm, i gjithë ky shpërthim i zjarrtë, optimizmi që ju e shifni në mbarë qytetet e vendit, në mbarë Shqipërinë, ka një arsye tjetër, shumë më të madhe se sa zgjedhjet lokale. Demokratet dhe demokratët, mbështetësit dhe simpatizantët e popullit opozitar e kanë të qartë se 14 maji, është një ditë që ndan historinë, është një ditë e një rëndësie historike për Hasin dhe Shqipërisë.

Është e vërtetë që në 14 maj zgjedhim qeveritarët vendorë, por në 14 maj jemi në një mision të madh, një mision identik me atë që ishim në vitin 1992, për tu ndarë nga monizmi i dytë, regjimi më i keq që shqiptarët kanë njohur pas Enver Hoxhës në historinë e tyre”, tha Berisha nga Hasi.

Të fundit