Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në 2013-ën lamë 70 mijë hektarë publike për pronarët, por Rama ua dha trafikantëve

Berisha: Në 2013-ën lamë 70 mijë hektarë publike

Kryedemokrati Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se pronat publike për pronarët i ka shpërndarë te trafikantët.

Duke folur nga tubimi qytetar që mbahet poshtë banesës së tij, Berisha tha se në vitin 2013, janë lënë 70 mijë hektarë tokë publike të përzgjedhur vetëm për të kompensuar pronarët, por të gjitha këto Rama i shndërroi në prona të trafikantëve, të investitorëve të tij strategjikë.

Miqtë e mi, në vitin 2013, lamë 70 mijë hektarë tokë publike të përzgjedhur vetëm për të kompensuar pronarët, të cilët duhet të marrin me kthim ose kompensim pronën e tyre.

Dhe ky ishte një veprim i drejtë, i ndershëm. Ky ishte një detyrim që shteti ligjor u njeh qytetarëve.

Çfarë bëri Edi Rama? Të gjitha këto i shndërroi në prona të trafikantëve, të investitorëve të tij strategjikë.

6 milionë metër katrorë në të katër anët e vendit, në të cilat vetë është jashtë çdo dyshimi, aksioner kryesor.

Përndryshe nuk ka njeri të verbër, nuk ka njeri të pangopur, nuk ka njeri që mund të veprojë në këtë mënyrë, të falë 6 milionë metër katrorë troje publike për ndërtime me narko-euro, narko-trafikantë dhe banda kriminale”, tha Berisha.

Të fundit