Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në 2013-ën u lanë të gatshme 140 mln € për vaditje, askush s’e di çfarë u bë me to

Berisha: Në 2013-ën u lanë të gatshme 140 mln €

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët lidhur me gjendjen aktual të bujqësisë dhe mungesën e subvencioneve nga qeveria.

Berisha u shpreh në vitin 2013 janë lënë të gatshme 140 milionë euro me Bankën Botërore për vaditjen, që nuk dihet se ku kanë përfunduar. Kryedemokrati tha se qeveria nuk ka bërë asgjë për shfrytëzimin e HEC-it të Banjës që u ndërtua pikërisht për vaditje.

“Shqipëria është një vend plot ujë. Programet e vaditjes janë një dështim spektakolar. Në vitin 2013 u lanë të gatshme 140 milionë euro me Bankën Botërore për vaditje. Askush nuk di se çfarë u bë me to. HEC-i i Banjës u ndërtua me kushtin që të ishte edhe një vepër e madhe vaditëse, sikurse edhe energjetike. Nuk është bërë asgjë për fillimin e një impianti apo të kanaleve për të shfrytëzuar këtë digë për vaditje”, u shpreh Berisha.

Të fundit