Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në 9 muaj janë vjedhur 930 mln euro, tuneli i Llogarasë më i kushtueshmi në planet

Berisha: Në 9 muaj janë vjedhur 930 mln euro, tuneli i Llogarasë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalimin e mbajtur në tubimin e sotëm, ka deklaruar se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur 930 milionë euro të vjedhura dhe shpërdoruara nga shteti në 9 muaj.

Sipas Berishës, kjo shumë e mjaftueshme për të rritur të gjitha rrogat brenda vitit me 130%. Lideri demokrat përmendi disa nga projektet ku është abuzuar me fondet publike si Unaza e Tiranës apo tuneli i Llogarasë, ku këtë të fundit e konsideroi si më të kushtueshmin në planet.

Sali Berisha: KLSH ka gjetur se në 9 muaj, janë vjedhur dhe shpërdoruar 93 miliardë lekë, pra 930 milionë euro, të mjaftueshme për të rritur të gjitha rrogat brenda vitit me 130%. Vjedhjet e kësaj bande, Edi Ramës, Erion Velisë, qeveritarëve të tij, tejkalojnë imagjinatën.

Unaza e Tiranës, 27 km gjithsej, 3 km të përfunduara në vitin 2013, pra 24 km, në 11 vite është ndërtuar rreth 1 km e gjysëm në vit, sepse Edi Rama, njëlloj si kundër dikur jepte leje pallatesh vetëm për një shkallë dhe shkallën tjetër duhet të paguaje ryshfetin si për të parën edhe tani i copëton i copëton i copëton vetëm e vetëm të vjelë maksimumin e ryshfetit.

Unaza e Tiranës, tek sheshi Shqiponja, shkoi 30 milionë euro km dhe është vetëm rindërtim aty, po a e dini ju sa ka kushtuar tuneli i Krrabës, tuneli i Krrabës ka kushtuar gjithsej 30 milionë euro km. Vjedhje të tilla të tmerrshme varfëruan dhe mjeruan shqiptarët.

Ka 3 muaj që çdo ditë dëgjoni lajme për tunelin e Llogarisë. A e dinë shqiptarët se tuneli i Llogarasë është tuneli më i shtrenjtë më i kushtueshëm i planetit Tokë gjerë sot. A e dini ju që në tender u përjashtua kompania pa asnjë kriter e cila solli ofertë 12 milionë euro më lirë. A e dini ju se ju dha tenderi një kompanie gjoja turke por ju dha Gjokës me 12 milionë euro më shtrenjtë.

Të fundit