Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në ‘arrest shtëpie’, Boçi: Proces politik për të shuar të vërtetat denoncuese

Berisha në ‘arrest shtëpie’, Boçi: Proces politik

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi e ka cilësuar një sulm politik arrestimin e kreut të PD, Sali Berisha.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Boçi tha se i gjithë procesi ndaj Berishës është politik me objektiva e synime të qarta politike, për të heshtur dhe goditur jo vetëm in persona Sali Berishën, por për të heshtur dhe goditur në grup e në themel Partinë demokratike, shoqërinë shqiptare, për të shuar të vërtetat denoncuese të dala prej saj .

“Sulmet politike ndaj kreut të partisë Demokratike Sali Berisha dhe opozitës në tërësi ishin absurde, arbitrare, antikushtetuese dhe në kapërcim të ligjeve.

Vendimet e SPAK dhe GJKKO për të arrestuar kreun e opozitës me hetime, urdhra e vendime politike, prapa të cilave qëndron Edi Rama, rikthyen dhe njëherë metodat famëkeqe të përdorura në diktaturë nga sigurimi i shtetit dhe drejtësia e ashtuquajtur popullore.

I gjithë procesi nda Sali Berishës është një proces politik me objektiva e synime të qarta politike, për të heshtur dhe goditur jo vetëm in persona Sali Berishën, por për të heshtur dhe goditur në grup e në themel Partinë demokratike, shoqërinë shqiptare, për të shuar të vërtetat denoncuese të dala prej saj  dhe për ti shtruar rrugën këtij  pushteti të korruptuar që ai të vendosë sundimin e tij.

Në sinkron me qëllimet politike të këtij procesi, ishte dhe vendimi i Gjykatës së Lartë, i cili mban pezull e tërheq zvarrë pa asnjë arsyetim ligjor statusin juridik të Partisë Demokratike duke mos konsideruar vullnetin e Kuvendit kombëtar të 11 dhjetorit dhe statutin e Partisë Demokratike”, tha Boçi ndër të tjera.

Të fundit