Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në ‘arrest shtëpie’, Kalaja: Do jemi çdo ditë këtu deri sa drejtësia të veprojë

Berisha në ‘arrest shtëpie’, Kalaja: Do jemi çdo

Edhe pasdites e sotme qindra qytetarë iu bashkuan tubimit përpara banesës së kryetarit të opozitës Sali Berisha për të kërkuar drejtësi ku ndër to ishin të pranishëm shumë edhe eksponentë të PD-së.

 Avokatja Adriana Kalaja u shpreh se protestat do të vazhdojnë çdo ditë deri në momentin që drejtësia reale të flasë.

 “Për sa kohë që zoti Berisha, me dhunën policore, me dhunën e drejtësisë politike i mohohet e drejta e tij kushtetuese  jo vetëm për të ushtruar funksionin e tij si deputet  por edhe si kryetar i partisë demokratike  ne do të jemi këtu për të thën që partisë demokratike  vazhdon ta drejtojë zoti Berisha. Për sa kohë që zoti Berisha do të jetë në arrest shtëpie ne do jemi çdo ditë e më shumë këtu deri në ditën kur realisht duhet tëv flasë drejtësia bazyar në ligj dhe kushtetutë dhe jo me urdhëra politik”, u shpreh Kalaja.

Të fundit