Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në 'arrest shtëpie', Këlliçi: Rama sot e rreshtoi Shqipërinë në krah të Rusisë

Berisha në  'arrest shtëpie', Këlliçi: Rama sot

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka komentuar vendimin e  Gjykatës së Posaçme për të vendosur liderin e opozitës, Sali Berisha në arrest shtëpiak. Këlliçi shkruan se Edi Rama e rreshton Shqipërinë krenare krahë Rusisë, ku lideri i opozitës burgoset pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë akuzë.

Postimi i plotë: 

Ta gëzojmë drejtësinë e re!

Sot zyrtarisht, Edi Rama e rreshton Shqipërinë krenare krahë Rusisë, ku lideri i opozitës burgoset pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë akuzë. Nga sot jemi i vetmi vend i NATO me kryetarin e opozitës të burgosur dhe madje të privuar nga e drejta e fjalës.

Ky proces thellësisht politik, do t’i kthehet shumë shpejt në bumerang Edi Ramës, i cili sot krekosej në mbrojtje të hajdutit 2 metrosh Ilir Beqja e shpjegonte se si të qenurit person nën hetim nuk do të thotë asgjë!

Kur ky standard i drejtësisë aplikohet për një ish President, ish Kryeministër të vendit, imagjinoni se çfarë ndodh me një qytetar të thjeshtë.

Nga sot Shqipëria rikthehet nën diktaturë!

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00