Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në Baldushk: Bujqësia në këto vite pësoi një rrokullisje të vërtetë, qeveria e braktisi

Berisha në Baldushk: Bujqësia në këto vite pësoi

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me banorët në Baldushk ka prezantuar një program të gjerë për mbështetje të bujqësisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për fermerët dhe qytetarët. Berisha theksoi nevojën për shtimin e subvencioneve për fermerët, për rritjen e prodhimit dhe investimeve në infrastrukturën bujqësore, përfshirë përpunimin e prodhimeve dhe përmirësimin e shërbimeve bujqësore. Po ashtu, kryetari i PD, premtoi rritjen e pensioneve për pensionistët e kooperativës bujqësore në 200 euro si dhe rritjen e pagës minimale në 500 euro.

Berisha: Së pari, ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe shpreh nderimin tim më të madh për secilin prej jush, për fermerët shqiptarë kudo që janë, burra, gra, të rinj, që me djersën dhe mundin e tyre, në kushte të vështira përballojnë jetesën e tyre. Jo vetëm përballojnë jetesën e tyre, por japin një ndihmesë shumë të çmuar në jetesën në tërësi të vendit.
Në zonën rurale punësohen rreth 500 mijë shqiptarë dhe kjo zonë jep rreth 19% të prodhimit të përgjithshëm të vendit.
Në këtë aspekt, asnjë sektor nuk është më i rëndësishëm se sa sektori i bujqësisë në Shqipëri.
Përveç kësaj, Shqipëria është e vërtetë që ka tokë pak, kjo është e njohur. Por, Shqipëria ka tokë pak në rast se marrim parasysh fushën, ultësirën bregdetare dhe fushën. Por në qoftë se, kemi parasysh që toka e Shqipërisë në të gjithë territorin e saj është një tokë shumë pjellore, është një tokë tërësi plot ujë, është një tokë që prodhon dhe vetëm injorimi i saj ka bërë që të dalin sipërfaqe tokë pafund.
Nuk ka tokë më pjellore se toka e këtij vendi.
Ndaj dhe, për ne sektori i Bujqësisë dhe Bujqësia. Siç e shihni, kjo qeveri e ka harruar fare fjalën bujqësi, se kjo nuk e përmend fare, është një përparësi shumë e madhe.
Bujqësia gjatë këtyre viteve pësoi një rrokullsje të vërtetë. Rrokullisja e saj erdhi sepse, qeveria në vend se të shtonte nga viti në vit subvencionet për fermerët. Çdo vend, që mendon dhe dëshiron të zhvillojë bujqësinë, pa përjashtim çdo vend, subvencionon fermerin, mbron fermerin, i jep atij mundësinë të ketë sukses në punën e tij.

Por kjo nuk ndodhi.

Të fundit