Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Berisha: Në Beograd anulohen zgjedhjet, në Shqipëri qeverisin bashkiakët që fituan mbi krimin
Kryedemokrati Sali Berisha komentoi vendimin e qeverisë serbe për të anuluar zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën disa javë më parë, pas akuzave për parregullsi.
Duke folur nga tubimi qytetar që mbahet poshtë banesës së tij, Berisha tha se ndërsa në Beograd anulohen zgjedhjet, në Shqipëri vazhdojnë të qeverisin bashkiakët që fituan mbi krimin.
Berisha: Dy muaj më parë, zgjedhje u zhvilluan në Beograd, Serbi. E vërteta Vuçiçi dhe Rama nuk pranojnë kurrë votën e lirë.
Por megjithatë dua të ju them këtu se në rezultatin e përgjithshëm diferenca mes opozitës dhe qeverisë serbe ishte 71%, 19 për qind kishte opozita serbe.
Në Shqipëri 40 për qind mori opozita pa financime, pa komisionerë, pa logo.
Miq!
Në Beograd anulohen zgjedhjet, kurse në Shkodër, në Durrës, Elbasan, Tiranë, vazhdojnë qeverisin bashkiakët që fituan mbi krimin. Kjo është padrejtësi.
Absolutisht e kam deklaruar dhe e deklaroj 100 herë se Aleksandër Vuçiç meriton të shkojë në Hagë si doktrinar gjenocidi, se ai përfaqëson një Putin të vogël, por vota e serbëve nuk është më e rëndësishme se vota e shqiptarëve.
Pse e solla këtë shembull.
E solla sepse po nuk u ngritëm vetë, po nuk morëm fatin tonë në duart tona, nuk kemi pse të presim nga askush, përveç se vetja jonë.