Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në ceremoninë përkujtimore: Azem Hajdari u ekzekutua nga vrasës me uniformë, sepse ndau epokat

Berisha në ceremoninë përkujtimore: Azem Hajdari u ekzekutua nga

Paraditen e sotme u zhvillua ceremonia përkujtimore e heroit të demokracisë Azem Hajdari. Në të morën pjesë familjarë, kryedemokrati Sali Berisha, përfaqësues të PD-së dhe jo vetëm.

Në një prononcim për mediat, teksa nderoi figurën dhe kontributin e Hajdarit, Berisha tha se ai u vra për shkak se me aktin e tij, ndau epokat. Berisha shtoi se Azem Hajdari u ekzekutua me 12 shtator të vitit 1998 nga vrasës me uniformë.

“Azem Hajdari hyri në historinë e kombit tonë, si shqiptari që me një grup të guximshëm studentësh, bënë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Azem Hajdari guxoi të dalë në një protestë të fuqishme me studentët, të vihet në një mënyrë epike në krye të kësaj lëvizje, e cila në një hark kohor treditor, solli gjunjëzimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

Me këtë akt, Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij, ndanë epokat, atë të monizmit nga pluralizmit, sistemin diktatorial nga sistemi i vlerave. Për këtë akt, Azem Hajdari u ekzekutua me 12 shtator të vitit 1998 nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, kapitenë, kolonelë apo nënkolonelë të regjimit”, deklaroi Berisha.

Ky i fundit iu bëri thirrje shqiptarëve që të përmbushin misionin si Azem Hajdari dhe studentët në vitet ’90 për të rrëzuar aktualisht qeverinë Rama.

Të fundit