Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në Dibër: Nuk jam kundër investimeve të huaja, por Skavica nuk do ndërtohet

Berisha në Dibër: Nuk jam kundër investimeve të huaja, por

Ish kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës si kërcënim për banorët e Dibrës.

Duke folur pas takimit me banorët në zonën e Fushë Alie, Berisha tha se Dibrën e kërcënon përmbytja e madhe, me një digë korruptive, si ajo e Skavicës.

Dibrën e kërcënon përmbytja e madhe, me një digë e tëra korruptive, ajo e Skavicës. Dje i thashë ministrit Manja, që hajde e ikim bashkë me Fushë Aliaj dhe të ja japim fjalën popullit. Ne nuk e përmbysim historinë tonë, nuk e përmbysim Dibrën.

Unë nuk jam kurrë kundër investimeve të huaja, amerikane jo e jo. Por unë do të jem përherë gardian i interesit tuaj.

Së dyti, kompania amerikane që Rama ja ka dhënë ndërtimin pa tender, u fut në Shqipëri nga Sali Berisha, ndërtoi Rrugën e Kombit. E fitoi me tenderin e shpallur në median ndërkombëtar. Kurse Rama e ka dhënë me prokurim direkt, as në Shqipëri as në SHBA, përveç me tender. Para janë tuajat, janë djersa juaj, taksat tuaja.

Ulsiu harron që është dibran dhe merr përsipër të mbështesë një projekt, që një dibran i vërtetë nuk do e mbështeste kurrë.

Skavica shënon hordhinë më barbare ndaj Dibrës, ajo nuk do të ndërtohet kurrë për përmbytjen e Dibrës’, tha Berisha.

 

Të fundit