Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në Fier: PD ka në epiqendër familjen dhe taksat e ulëta, si një kusht themelor i suksesit të biznesit

Berisha në Fier: PD ka në epiqendër familjen dhe taksat e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Fier, Evdar Kodheli.

Berisha deklaroi se Partia Demorkatike ka në epiqendër familjen dhe taksat e ulta, si nëj themel për suksesin e biznesit. Kryedemokrati shtoi se edhe fermerët do të jenë një interes i veçantë për PD, teksa tha se do të përmirësohet veprimtaria e fermerëve dhe jo vetëm, pore dhe arsimi e shëndetësia.

“Unë ndoqa me shumë interes fjalën e Edvar Kodhelit, fjalë e cila shquhej nga dy tipare themelore. Së pari, vendosja e qytetarit në epiqendër dhe së dyti një realizëm i madh.

Ju garantoj se Edvar Kodheli, kryetar i një bashkie dhe një moment që PD nuk është akoma në pushtet, por ka pushtet të fuqishëm të dhënë nga ju, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore jetën tuaj, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore shërbimet ndaj qytetarëve, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore klimën ndaj biznesit, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore veprimtarinë e fermerëve tanë, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore sistemin arsimor, shërbimin shëndetësor.

Dhe ky pushtet buron para së gjithash nga vendosmëria e tij për të përdorur me transparencë para jush, çdo qindarkë të taksave tuaja. Buron nga vendosmëria dhe detyrimi i tij për të zbatuar filozofinë e partisë konservatore demokratike, filozofi e cila ka në epiqendër familjen, respektin, mbështetjen e saj, ka në epiqendër dinjitetin e saj dhe respektin ndaj njeriut. Ka në epiqendër taksat e ulëta.

Taksat e ulëta janë një kusht themelor i suksesit të biznesit. Taksat e ulëta janë një kusht themelor, i dy dhe trefishimit të bizneseve në qytete. Taksat e ulëta janë një gjenerator i fuqishëm i krijimit të vendeve të punës. Por, po kështu kryetari i ardhshëm i bashkisë, në zbatim të programit të PD, do të ketë një interes madhor për fermerët në të 4 anët e këtij qarku”, tha Berisha.

 

Të fundit