Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar intensifikimin e protestave kundër qeverisë, duke deklaruar se aksioni opozitar do të përqendrohet në tre pika kryesore që ai i cilësoi si “qendra të krimit”: Kryeministria, Parlamenti dhe Surreli.

Berisha u shpreh se bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij duhet të jenë të informuar për të gjitha drejtimet e protestave të ardhshme, të cilat, sipas tij, do të jenë të fuqishme dhe të organizuara.

"Një njohje të terrenit. Duhet të jenë të gjithë bashkëluftëtarët e mi. Bashkëluftëtarët e mi duhet të dinë të gjitha drejtimet se cilat do të jenë fushat e demonstratave dhe protestave të fuqishme të ardhshme. E thashë edhe njëherë, do jetë kryeministria, do jetë parlamenti, do jetë Surreli, se këto janë qëndrat e krimit.

Ky parlament është i ndërtuar mbi farsën elektorale dhe është pushtuar komplet nga Edi Rama. Kryeministria është sot ndërtesë krimi të shëmtuar, të gjithanshëm, dhe Surreli, siç e patë ju, del me aferat më të paimagjinueshme, me pengmarrje dhe gjëra të tilla. Këto tre qendra do jenë në fokusin e popullit protestues. Me radhë. Me një fjalë, shpëtim nuk ka. Edi Rama është në rrethim, Edi Rama nuk ka shpëtim. Nuk jep dorëheqjen ai, do ta heqim ne", deklaroi Berisha.

Të fundit