Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në garazhin e Ajola Xoxës janë gjetur 300 mijë euro

Berisha: Në garazhin e Ajola Xoxës janë gjetur 300 mijë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në garazhin e Ajola Xoxës janë gjetur 300 mijë euro.

Sipas Berishës, apartamenti sekret është i regjistruar në emër të Dabullëve.

Berisha: Së fundmi, dua të informoj qytetarët se në kontrollin e fundit që iu bë Velicës, minierë floriri është. Po! Në garazh u gjetën 300 mijë euro të fjetura aty.

Dhe ai apartamenti top sekret ishte i regjistruar në emër të Dabullëve, Albanit apo Besnikut, sqarojeni vetë ju.

Pra, apartamenti top sekret i Lalë Vjedhësit dhe Velicës në Sky Tower ishte i regjistruar në emrin e Dabullëve, merreni me mend ju sa pasuri kanë ata me Dabullët, me krahun politik të Hakmarrjes për Drejtësi.

Dabullët me dokumente janë krahu politik i Hakmarrjes për Drejtësi. Janë Dabullët që dërgonin arka me minerale kur e kërkonin Shytët, etj. Pra, janë gjetur 300 mijë euro, u regjistruan apo nuk u regjistruan, këtë nuk mund të vë dorën në zjarr.

A janë shënuar në procesverbale apo jo dhe a janë marrë në sekuestrim, këtë nuk e di.

Sepse ndodh prore që ata që i shohin edhe i përvetësojnë ose ia lënë të zotit.

Ka ndodhur. Sa erdhën me Toyota Yaris? 5 milionë, 3.2 milionë janë shënuar aty. 1.8 milionë u vodhën pa dalë nga porti. Pra, 300 mijë u gjetën në kasafortën sekrete të Velicës. Kasaforta gjendej në garazh. Këto kisha unë dhe shumë të tjera do ketë në ditët në vijim.

 

Të fundit