Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në homazhe: Margarita Xhepa do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare

Berisha në homazhe: Margarita Xhepa do mbetet e gjallë në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për aktorën e ndjerë, Margarita Xhepa.

Berisha u shpreh në një prononcim për mediat se Margarita Xhepa do të mbetet gjithmonë gjallë në memorien e artit dhe kulturë shqiptare.

“Nderimin më të thellë, por edhe mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, në skenën dhe filmin shqiptar.

Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj

Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare”, tha Berisha.

Të fundit