Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha nga Elbasani: Ne ia dolëm të transformojmë Shqipërinë, të krijojmë një metropol Tiranë-Elbasan-Durrës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me anëtarët e PD në Elbasan. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se demokratët ia dolën që të transformojnë Shqipërinë.
Berisha: Dua më së pari të përulem me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para të gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që në kushtet e një terrori vërtet të egër, të paparë, themeluan në këtë qytet 34 vite më parë PD-në, si partinë e idealeve më të larta, më fisnike të qytetarëve të këtij qyteti dhe të shqiptarëve në tërësi.
Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu, për të gjithë qytetarët e Elbasanit, drejtuesit, deputetët, dhe të shpreh bindjen se këtë 34-vjetor nuk e kemi për histori, por e kemi për një start të ri drejt fitores së 11 majit, fitores së shumëpritur nga shqiptarët.
Të dashur miq, 34 vite më parë, vendi sundohej nga një forcë politike terroriste që kishte ndërtuar më shumë burgje dhe kampe se sa stadiume apo terren dëfrimi.
Sundohej nga një forcë politike, e cila në zbatim të doktrinës terroriste kishte vendosur në Shqipëri si në asnjë vend tjetër ish-komunist të Evropës, diktaturën e tiranisë së mjerimit, e hiperkolektivizimit, diktaturën e izolimit më të thellë, diktaturën e kasaphanës së luftës së klasës.
Burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat që në dhjetor të ’90 morën guximin të krijojnë kundërshtarin e saj, të krijojnë forcën politike të idealeve për të cilat shqiptarët kishin sakrifikuar më shumë se çdo komb tjetër në diktaturën komuniste, forcën politike të lirive dhe dinjitetit njerëzor, të krijojnë forcën politike të interesit kombëtar përballë forcë politike të krijuar nga Beogradit si organ i tradhtisë kombëtare, të krijojnë forcën politike si forcë të mendimit të shqiptarësisë, të rilindjes, të Elbasanit, të të ardhmes.
Miqtë e mi, ditët ishin të vështira, por ajo kohë provoi se qëndresa dhe urtësia ishin më të forta se topat dhe tanket që u shpalosën në këtë qytet, që përgjakën këtë qytet.
Sot, pas 34 vitesh, çdo demokrat, çdo mbështetës i kësaj partie në 34 vite, duhet të ndjehet krenar sepse arriti në rrugë paqësore të përmbysë diktaturën më të egër.
Arriti në vendin e hiperkolektivizimit total, të rikthejë ekonominë e tregut.
Arriti të vendosë sistemin e vlerave, të dinjitetit dhe lirive të njeriut. Të ndërtojë demokracinë.
Arriti të hapë Shqipërinë, ta vendosë atë në anën e drejtë të historisë me aleatët e saj.
Arriti të integrojë Shqipërinë në Këshillin e Evropës, të ece më hapa të sigurt drejt BE, ta anëtarësojë atë në NATO.
Në vitin 2008, shqiptarët që në shekuj përjetuan varfërinë më të mëdha, arritën të largohen nga grupi i kombeve të varfra dhe të kalojnë në grupin e kombeve më të ardhura të mesme të larta.
Kjo ishte një meritë e jashtëzakonshme e qytetarëve të lirë të këtij vendi që e bënë Shqipërinë të ecë drejt zhvillimit me hapa më të shpejta se ndonjë vend tjetër.
Miqtë e mi, po ta shohësh në rrafshin filozofik, çfarë ishte kjo parti? Kjo parti ishte parti e të vërtetave të mëdha të njeriut.
Idealet tona janë të vërteta, dinjiteti njerëzor është thelbi i lirive. Familja është shenjtëria më e madhe e shoqërisë.
Iniciativa e lirisë është forca jetike e një shoqërie.
Interesi kombëtar është shtylla, pa të cilën asnjë forcë politike nuk meriton të ekzistojë.
Këto ishin vlerat, parimet mbi të cilat ne u mbështetëm. Ne qëndruam të vërtetë edhe në kohërat tona më të vështira. Në vitin 1997, ne morën përgjegjësi për lejimin e skemave piramidale. Por po rikujtoj këtu secilin prej jush. Rebelimin komunist me armë e dominuam me zgjedhje.
Vendosëm të shkojmë tek sovrani. Të gjykojë pavarësisht se mendonte në mënyrë të gabuar se ne kishim marrë paratë e tij. Kurrë nuk i kishim prekur ato.
Por aty ka pasur një moment që nuk duhet ta harrojmë. Në qytete ku kërciste edhe kallashi, përfaqësuesit e PD deklaronin se një borxh që nuk është marrë, nuk mund të njihet.
Rivalët tonë deklaronin se do u japim çdo qindarkë. Pra, ne nuk pranonim të mashtronim, pavarësisht çmimit që mund të paguanim. Por nuk ishte opsion gënjeshtra për ne.
Kjo ishte arsyeja se pse 4 vitesh shqiptarët na votuan ne, pavarësisht nga gabimet që kishim bërë.
Qëndruam të vërtetë në çdo kohë ndaj dhe ia dolëm të transformojmë Shqipërinë.
Ia dolëm të krijojmë një metropol Tiranë-Elbasan-Durrës.
Ia dolëm që shqiptarët në këtë tokë të bekuar, të paguheshin më mirë se të gjitha kombet e tjera të rajonit, përfshi rumunët dhe bullgarët.
Dhe unë u them ju se në atë kohë, objektivi ynë ishte Sllovenia, e cila sot ka rroga të barabarta dhe pensione me vendet e zhvilluara të Evropës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38