Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Dëshmitë Dumanit faktojnë lidhjen e bandave me qeverinë, bordet grabitën 300 mln euro nga shqiptarët

Berisha: Dëshmitë Dumanit faktojnë lidhjen e bandave me

Berisha në mbledhjen e Këshillin Kombëtar: Sot zhvillimet në këtë vend tejkalojnë çdo lloj imagjinate dhe sot Shqipëria është tërësisht në duart e krimit dhe vetëm ngjarjet e fundit tregojnë se në Shkodër krimi dhe policia janë një dhe se krimi godet në çdo skaj të këtij qyteti sikundër në çdo skaj të vendit.

Dëshmitë Dumanit që dora dorës do të bëhen publike faktojnë lidhjen e bandave në nivelet më të larta të qeverisjes së sotme, faktojnë dominimin e tyre mbi shtetin mafioz, të kryqëzuara me të dhënat e prokurorive të vendeve të Beneluksit. Shqipëria rezulton, ministra e drejtorë të saj, prokurorë dhe gjykatës rezultojnë skllevër të krimit.

Në dy muajt e fundit qeveri ka grabitur me bordet 300 mln euro nga xhepat e shqiptarëve. Mbi 300 mijë fëmijë e të rinj shqiptar të jetojnë në kufi të varfërisë ekstreme. I rrënuar, është gjendja në fshatin shqiptar. Fondet e përcaktuara në ndihmë të fermerëve janë më të ulëtat në rajon, por në rast se analizohen fondet që shkojnë direkt te fermeri janë 20 herë më të pakta se në Kosovë. Nga 63 euro për ha që shkojnë te fermeri atje, këtu shkojnë vetëm 3 euro për ha, 40 euro vidhen nga qeveritarët.

Të fundit