Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në Këshillin Kombëtar: Sëmundja e udhëheqjes së PD në 8 vite dështake, bëri pazare me qeverinë

Berisha në Këshillin Kombëtar: Sëmundja e udhëheqjes

Kreu i PD, Sali Berisha nuk i ka kursyer kritikat për ish kreun e PD, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Berisha tha se në 8 vite udhëheqje PD kaloi nga disfata në disfatë për shkak të udhëheqjes së dobët dhe pazareve me qeverinë për interesat e tij personale.

Berisha: Sa herë të analizosh këtë proces, merita u takon anëtarëve të PD. Në 8 vite kishin ruajt misionin e tyre të lirisë. U ngritën në këmbë për të shpëtuar forcën e tyre politike me idealet e tyre, edhe në zgjedhjet e fundit ta mbajnë këtë parti. Nuk duhet të harrojmë këtë mësim për dy arsye, e para PD kaloi nga disfata në disfatë për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, për pazareve të lidershipit, jo prej anëtarëve. Ata iu përgjigjën cdo thirrje në 8 vite, sakrifikuan. Përbën një detyrim madhor për ne. 44 mijë luftëtarë të lirisë morën pjesë në aktet madhore të këtij rithemelimi, por Regan e ka të pavdekshme thënien ‘problemi është qeveria’, është udhëheqja’.

Pazaret me qeverinë për interesa personale detyrojnë udhëheqjen të shkelmojnë interesat e anëtarëve, shembulli më tragjik jemi ne në vitet e shkuara. Ju jeni përfaqësues të formës më të mirë të përfaqësimit. Ata presin nga ju udhëheqje vizion.

Problemi i dytë i udhëheqjes së opozitarizmit, protagonizmi vantosh, të kënaqurit se ke një karrige, një mandat, po ti cfarë bën? Opozita profesionistë nuk duhet të ekzistojë, ka një antidot, qëndron në pyetjen : cfarë do bëj unë kundër këtij regjimi? Pse anëtarët rithemeluan PD?

Si parti të lirisë, nënkupton të jemi mbrojtësit më të mëdhenj të lirive të njeriut. Interesi kombëtar u shkelmua. Duhet të hedhim pas qëndrimet e deritanishme të PD.

44 mijë anëtar të PD presin nga ne të kundërshtojmë me forcë politikat antikombëtare të Ramës. Janë të gatshëm për beteja. Cfarë pret nga ju? Drejtim, betejë për interesin kombëtar.

U rithemeluam se pas cdo vendimi të qeverisë ka një vjedhje e plaçkitje. Nuk ka mision më të madh se të grihemi e ti shkurtojmë ditët qeverisë. Ata që mendojnë se regjimi është i fortë gabojnë. Kanë para nga krimi, por janë kalbësirë.

Të fundit