Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në Kolegjin e Kryetarëve: Rritja ekonomike vidhet nga qeveria, milionat për klientët thërrime për pensionistët

Berisha në Kolegjin e Kryetarëve: Rritja ekonomike vidhet nga qeveria,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve ka akuzuar qeverinë se po përvetëson rritjen ekonomike, ndërsa qytetarët përballen me përkeqësim të kushteve të jetesës.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se rritja ekonomike nuk reflektohet në mirëqenien e qytetarëve, duke theksuar se përfitimet përfundojnë tek klientët e pushtetit. Sipas tij, ndërsa individë të lidhur me qeverinë përfitojnë miliona euro përmes tenderëve, pensionistët marrin përfitime minimale.

Ai solli si shembull një rast që, sipas tij, përfiton 75 milionë dollarë nga fondet publike, ndërsa pensionistët përfitojnë vetëm 8 euro, duke e cilësuar këtë si simbol të shpërndarjes së padrejtë të të ardhurave.

Berisha theksoi se rritja ekonomike, edhe pse ekzistente, bazohet kryesisht te taksat e larta që paguajnë qytetarët, ndërsa sektorë kyç si prodhimi industrial, bujqësia dhe eksportet janë në rënie. Ai shtoi se investimet e huaja direkte janë në rënie dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk gjeneron punësim apo zhvillim real ekonomik.

Në vijim, kreu i PD ngriti akuza për korrupsion të lartë, duke përmendur disa projekte të mëdha publike, të cilat sipas tij nuk kanë dhënë rezultatet e premtuara, përfshirë inceneratorët dhe investime në infrastrukturë.

PJESE NGA FJALA

Ndërkohë, gjendja ekonomike e shqiptarëve përkeqësohet nga muaji në muaj. Mashtrues ordiner i paskrupullt, kalon nga celulat e Partisë së Krimit, nga seksionet, organizatat, nga një organizatë në tjetër, absolutisht me një zinxhir të pafund mashtrimesh. Shet mashtrime dhe injorancë, ndërkohë kur përqindja e varfërisë dhe rreziku për varfërinë në Shqipëri po shkon gjerë gjysmë, po prek gjysmën e popullatës. Këto ditë u thotë shqiptarëve, po rritet GDP-ja. Si ka mundësi të ketë korrupsion? Qytetarë shqiptarë, ju lutem, kërkoj vëmendjen tuaj. Po, po rritet GDP-ja. Por kunatolli i Lindës së Surrelit nga kjo rritje merr 75 milionë dollarë pa bërë asgjë, për inteligjencë artificiale. Dhe po t'jau ndash me familjen Rama, imagjinoni sa u takon. Kurse ti o pensionist, nga kjo rritje merr 8 euro. Ai merr 75 milionë, pensionisti merr 8 euro. Kjo është rritja. Ku shkon rritja? Rritja vidhet. Është e vërtetë, është e vërtetë që rritja është reale, sepse e paguajnë, rritja vjen në radhë të parë nga taksat e larta që paguajnë qytetarët. sepse prodhimi industrial ka rënë, prodhimi bujqësor ka rënë, eksportet kanë rënë. Megjithatë rritje ka. Burimet kryesore janë taksat e larta që paguajnë shqiptarët, ndërtimi i karteleve të drogës dhe të krimit, po si shpërndahet? Si shpërndahet kjo rritje? Pikërisht këtu qëndron edhe korrupsioni i tmerrshëm që ka përpirë Shqipërinë. Dhe ky thotë, kur ka rritje, si do ketë korrupsion? Po sigurisht, në këtë rritje, kunati juaj, baxhanaku juaj merr vetëm me një tender, 75 milionë euro pa investuar asnjë qindarkë. Kurse pensionisti merr 8 euro, 2 kg domate nga mashtrimet që ke bërë. Ekonomia është dhe po shkon drejt një përkeqësimi. Investimet e huaja kanë një rënie katastrofale. INSTAT-i i jep 1 milion, 1 miliardë e 600 milionë. 800 milionë janë para shqiptare të investuara nga kompanitë e huaja që punojnë në Shqipëri dhe investojnë në Shqipëri. S'kanë asnjë lidhje me botën. është një lloj si eksportet u rritën, thamë një ditë, sepse merrnin, merrnin mallrat që i shkarkonte Kosova në Durrës dhe shkonin drejt Kosovës. reeksportet. Edhe këtu e njëjta gjë me investimet. Edhe nga këto 800 milionë të tjera, 30% e tyre janë ndërtime, janë blerje që bëjnë shqiptarët. apartamente, çfarë punësimi bëjnë ato? Minimal. Janë investim janë ato sigurisht, por janë pa frutë. Janë pa punësi. I dhe çelësin ai. Ai blen katin atje, rri në Angli. Apo rri në Singapor, apo në Dubai. 18%, vetëm më pak se 300 milionë janë investime të frytshme. Kaq kanë qenë në vitin 2004. Kjo është e vërteta dhe kjo është e tëra rezultat i korrupsionit. Nuk vijnë, kompanitë largohen. Pra, në këto, po të marrësh punët e tyre, punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës. Merrni vetëm një. Merrni djegësat. 400 milionë euro, asnjë kilogram mbetje nuk digjet në Shqipëri më. Asnjë. Djegësi i Tiranës 120, 100, 130 milionë nuk ka një tullë. Shkoni në Mëzez, 120 milionë dollarë, kredia japoneze për impiantin e ujërave të zeza të Tiranës. Asgjë nuk ekziston, paratë janë dhënë. E tjerë e tjerë e tjerë me radhë. Pra, jemi në këtë situatë. Jemi në një situatë në të cilën Partia Demokratike është e thirrur të të ngrehet në mënyrën më të fuqishëm kundër këtij regjimi. Jemi në një situatë në të cilën ne duhet të bëjmë gjithçka për rezistencën më të fuqishme, gjerë në largimin e këtij regjimi.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit