Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në Kongresin Amerikan u denoncua persekutimi i opozitës dhe sulmi ndaj pluralizmit politik

Berisha: Në Kongresin Amerikan u denoncua persekutimi i opozitës dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se gjatë një seance në Kongresin e Shteteve të Bashkuara janë bërë denoncime për persekutimin e opozitës dhe sulmet ndaj pluralizmit politik në Shqipëri.

“Ju duhet ta dini se edhe dje, në Kongresin e SHBA, dëshmitarë të thirrur nga Kongresi për dëshmi, kanë bërë deklarata në të cilat u kanë kërkuar autoriteteve amerikane, kanë njoftuar, kanë denoncuar persekutimin e opozitës dhe sulmin ndaj pluralizmit politik. Farsën zgjedhore dhe lidhjet me krimin,” tha Berisha.

Ai theksoi se Partia Demokratike ndodhet në një analizë të brendshme dhe në betejë kundër Edi Ramës, duke u fokusuar në vjedhjet dhe abuzimet e kryeministrit shqiptar.

Deklarata e Berishës vjen në një moment kur shqetësimet mbi funksionimin e pluralizmit politik dhe të drejtën e pjesëmarrjes së opozitës po debatohen gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare.

Të fundit