Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në krye të tavolinës, ‘Rithemelimi’ nis mbledhjen në ish-zyrën e Lulzim Bashës

Berisha në krye të tavolinës, ‘Rithemelimi’ nis

Një ditë pas mbledhjes që zgjati rreth tetë orë, shoqëruar me debate dhe replika mes deputetëve të grupit parlamentar të PD, kryesisht mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës, këtë mbrëmje u mblodh në selinë e PD Komisioni i Rithemelimit.

Mësohet se në fokus të mbledhjes është organizimi në lidhje me Kuvendin e 30 prillit dhe përfundimi i proceseve zgjedhore në degët e rretheve për përcaktimin e strukturave drejtuese. 

Berisha në krye të tavolinës, ‘Rithemelimi’ nis

Sipas fotove të shpërndara nga zyra e shtypit të PD, bie në sy fakti se ish kryeministri Sali Berisha është ulur në krye të tavolinës, ndërsa mbledhja zhvillohet në ambientet e zyrës së ish kreut të PD, Lulzim Basha.

Kujtojmë se një ditë më parë ka pasur debate të shpra mes ish-kryeministrit Berisha, i cili akuzoi Alibeajn për padinë ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu 11 prillin.

Ndërkohë Alibeaj dhe Gazment Bardhi i qëndrojnë mendimit që Berisha nuk mund të kthehet në Grupin e PD-së, për shkak se është person “non grata”. Kjo ndarje pengoi arritjen e një konsensusi për përbashkimin e demokratëve. Pas disa formulave të propozuara, Alibeaj kërkoi që secili deputet t’i paraqesë propozimet me shkrim dhe të diskutohen sërish.

 

Të fundit