Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në Kuvend: Bonusi 8% për “djegësin” e Tiranës u dha kur kompania nuk ekzistonte

Berisha në Kuvend: Bonusi 8% për “djegësin” e

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lëshuar të tjera akuza lidhur me aferën e Inceneratorëve.

Duke folur këtë mbrëmje në Kuvend, Berisha tha se “Integrated Energy” është në pronësi të Ramës pasi sipas tij kërkesa për të marrë 8% bonus në vitin 2016 për Inceneratorin e Tiranës u miratua kur kompania nuk ishte ekzistente në asnjë shkresë zyrtare.

Berisha: Edi Rama me Arben Ahmetaj nëpërmjet agjentit të tyre Zotos a si quhet, ata janë krejtësisht punonjës të tyre bënë kërkesë që të marrë bonus 8% për “djegësin” e Tiranës. E bënë kërkesën në Nëntor të vitit 2016. Rastis njëlloj si Arben Ahmetaj dhe kjo zonja që ishte hetuese dhe kontrollon,  kompaninë “Integrated Energy” nuk e nxjerr kund. Në asnjë defter, në asnjë regjistër, askërkund në Shqipëri. Përveç se në zyrën e Edi Ramës. O qytetarë! A nuk është kjo një vjedhje?! Po çfarë dokumentesh duhen për të vërtetuar vjedhjen dhe zonja që ishte ministre për Parlamentin i bën shkresë, i thotë kjo kompani nuk ekziston. Pavarësisht nga shkresa e saj kompania ekzistonte dhe me datën 7 Dhjetor i dhanë bonusin.

Me datën 31 Gusht të 2017-ës kompania fiton tenderin dhe regjistrohet na thuaj pak o zoti Rama për cilën kompani mund të veprojë kështu përveçse kompaninë tënde? Të zbresim pak për Erion Veliaj. A vodhi Erion Veliaj? Hajdut me çizme! Firmosi dokumente në emër të Këshillit pa e mbledhur, firmosi në emër të qarkut pa e mbledh qarkun. Këta janë “korpus”.

 

 

 

 

Të fundit