Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në Memaliaj: Kandidatin e bodrumit të Edi Ramës nuk e votojnë as socialistët

Berisha në Memaliaj: Kandidatin e bodrumit të Edi Ramës nuk e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Memaliaj, Albert Malaj.

Në fjalën që mbajti, Berisha nuk la pa ‘thumbuar’ edhe rivalin socialist duke thënë se kandidatin e Edi Ramës nuk e votojnë as të vetët.

“Krahasoni ju Albertin me kandidatin e bodrumit të Edi Ramës, i cili vetëm me qytetarët nuk komunikon, për të cilin nuk ka votuar qoftë edhe një socialist i vetëm në Memaliaj, për të cilin nuk është pyetur asnjë qytetar.

Po kush e emëroi atë? E emëroi xhepi, vjedh para te qytetarët e ço para të shefi i tij, Edi Rama dhe fito kandidimin. Si ka mundësi të emërohet ai, si ka mundësi më thoni ju mua. As dega e PS-së nuk e voton. As socialistët nuk pyeten për të.

Këta janë një sekt i rrezikshëm, i shkëputur tërësisht nga qytetarët, qoftë dhe socialistë”, tha Berisha.

Të fundit