Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në Memaliaj: PD në mision për shembjen e monizmit si në ’91, sjellim primaret si ndryshimin më të madh

Berisha në Memaliaj: PD në mision për shembjen e monizmit si

Kryetari i PD-së, Sali Berisha po zhvillon një takim me banorë të Memaliajt. Ai tha se PD është në misionin e shembjes së “monizmit absolut”. Më tej shtoi se kryeministri Edi Rama ka abuzuar me pushtetin. Sipas Berishës, PD premtoi ndryshimin dhe po punon për ta sjellë.

“PD u themelua si një forcë e tillë, si forcë e të vërtetave të mëdha, universale, por edhe si forcë e të vërtetave të mëdha shqiptare. Kështu që sot, në këtë moment, ajo është në një mision të madh, është në misionin e shembjes së monizmit absolut, i cili këtë vit është po aq absolut sa ishte në shkurtin e vitit 1991.

Edi Rama ka rrëmbyer, duke shkelmuar votën tuaj, të gjitha pushtetet dhe i përdor ato me një qëllim kryesor: pasurimin e vet, vjedhjen e fondeve publike, mashtrimin e përditshëm tuaj dhe arrogancën dhe shumëzimin me zero të qytetarëve të Memaliajt dhe Shqipërisë.

PD, në këtë betejë mes të vërtetës dhe mashtrimit, premtoi ndryshimin. Premtoi se do ndryshojë vetë. Premtoi se do u ofrojë shqiptarëve ndryshimin. Këtë po përpiqemi fort ta bëjmë realitet”, tha Berisha.

Ky i fundit u ndal te risia e PD, primaret. Duke e konsideruar një ndryshim të madh demokratik, Berisha iu tha qytetarëve se do të jenë ata që do të zgjedhin.

“Unë ndjehem i kënaqur sot para jush, sepse ne hyjmë në këtë fushatë elektorale siç kërkuat ju, ashtu siç premtuam gjatë takimeve me qytetarët në mbarë Shqipërinë.

Ju vetë do zgjidhni përfaqësuesit tuaj, siç zgjodhët kryetarin e partisë, do zgjidhni kandidatin për bashkinë, do zgjidhni këshilltarët. Ju i keni dhënë fund në këtë aspekt pushtetit të kryetarit. Ne duam që ai që votoni të ndjehet i detyruar ndaj jush, jo ndaj kryetarit. Ai duhet ta dijë se pa mbështetjen tuaj, nuk ka vend në karrigen që merr.

Ndaj sjellim në këto zgjedhje ndryshimin e madh demokratik, sjellim primaret ku do votojnë jo vetëm anëtarët e PD, por edhe simpatizantët e PD-së.

Simpatizantët do regjistrohen në nivel seksioni. Do plotësojnë një fishë. Të shkojnë te seksioni, të plotësojnë formularin, të japë të dhënat dhe është i mirëpritur që të votojë kandidatin për kryetar bashkie”, deklaroi kryedemokrati.

 

Të fundit