Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ne nuk marrim pushtet me dhunë, një kryengritje e zgjatur është jetike për fatin e Shqipërisë

Berisha: Ne nuk marrim pushtet me dhunë, një kryengritje e zgjatur

Në sesionin pyetje-përgjigje me qytetarët, Berisha u shpreh se opozita do të vijojë betejën për rrëzimin e qeverisë përmes një kryengritjeje paqësore dhe të qëndrueshme, duke theksuar rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në protesta dhe sensibilizim ndërkombëtar.

Berisha: Ne jemi PD, do të ndalemi këtu. Çfarë do të thotë kjo. Ne jemi partia që nuk e kemi synuar kurrë pushtetin me dhunë, përkundrazi, kur këta e kanë marrë me dhunë pushtetin ne i kemi përzënë me votë.
Ne besojmë se me një kryengritje paqësore të qëndrueshme, është plotësisht e mundur largimi i tyre nga pushteti. Ndaj dhe duhet të krijojmë një bindje të gjerë, tek qëndrestarët, opozitarët, tek të gjithë ata që duan të shpëtojnë Shqipërinë nga kjo e keqe; se një kryengritje e zgjatur, paqësore është jetike dhe vendimtare për fatin e Shqipërisë, për shpëtimin nga kjo bandë, organizatë kriminale të vendit.
Po bëjmë përgatitjet tona dhe besojmë se shumë shpejtë qytetarët, opozitarët do të jenë të gatshëm për këtë akt, proces, lëvizje.

Të fundit