Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në Parlament: Jemi në një narko diktaturë. I kthyen shqiptarët në komb gomonesh

Berisha në Parlament: Jemi në një narko diktaturë. I kthyen

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kritikuar qeverinë Rama, ndërsa e ka krahasuar atë me Lukashenkon.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni punimet e këtij parlamenti, të shndërruar nga kjo pseudomazhorancë në një klub në të cilin merren vendime dhe miratohen ligje në kurriz tuajin, të fëmijëve tuaj, është sot për sot, pas pseudomazhorancës së Lukashenkos, është më e damkosura në Europë dhe ndër më të damkosurat në botë.

Sot kjo pseudomazhorancë ka rrokullisur Shqipërinë në vendin me indeksin e shtetit ligjor, 4 shkallë nën Vietnamin socialist. Vietnami apo Republika Socialiste e Vietnamit është një shtet në kushtetutën e të cilit sanksionohet Partia Komuniste e vendit. Është një shtet që ka adoptuar modelin e tregut të Ten Siao Pinit. Pra një shtet që pranon për interesat e saj ekonominë e tregut.

Republika e Shqipërisë është një diktaturë e cila, grupi drejtues pavarësisht me lidhjet e tij me të shkuarën nuk mund të them se bazohet në ideologjinë Marksiste-Leliniste, por është një narkodiktaturë që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve”, u shpreh kreu i PD.

Sipas Berishës, qeveria e ka kthyer vendin në një komb gomonesh.

“Kurrë nuk pa pasur Shqipëria, qeveritarë korruptiv si këta. Etërit e tyre ishin mizor, gjakësor, por ju garantoj se të gjithë së bashku me në krye Enver Hoxhës, të marra në 20 vite nuk kanë shpenzuar në tërësi aq sa ka shpenzuar Edi Rama, 22 mln euro për udhëtime.

A mendoni ju se ka fëmijë të sëmurë në këtë vend, që nuk gjejnë ilaçet më jetike për shpëtimin e jetës së tyre. A mendoni ju se ka njerëz që numërojnë kafshatën. A mendoni ju, se shndërruat këtë komb, në kombin e gomoneve. Me këto vjedhje e abuzime, përzutë nga Shqipëria nga 2014 e deri më sot, 744 mijë shqiptarë dhe nuk guxoni ti thoni një fjalë të vetme Edi Ramës. Përkundrazi i lëpiheni dhe serviloseni në mënyrën më të neveritshme,  më të paimagjinueshme.

E dëgjoni se çfarë gjuhe përdor ai. Pse çfarë kujtoni se ne të tjerët nuk i njohim në fjalor ato fjalë? Por ne nuk i themi se nuk duam që hapësira informative publike të ndotet siç e ndot ai. Dhe përpiqet me këtë të mbulojë abuzimin e tmerrshëm.

U thotë shqiptarëve se ato flurimet e mia kanë qenë gjysma e një bilete.

U thotë shqiptarëve se kam promovuar avionët ‘Air Albania’ në një kohë që kompania ka 3 vite që nuk dorëzon bilancet, është e falimentuar.

A ndjeni ndonjë përgjegjësi para zgjedhësve shqiptarë, të ju pyes unë ju. Para atyre që u kanë votuar. Si ka mundësi që jeni kaq të pandjeshëm”, u shpreh Berisha.

Të fundit