Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në Parlament/ Mark Marku: Protagonizmi i tij dëmton lidershipin e PD

Berisha në Parlament/ Mark Marku: Protagonizmi i tij dëmton

Ish-kryeministri Sali Berisha e konfirmoi edhe sot se në shtator do të jetë në Kuvend, pavarësisht vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen "non grata" të tij.

Deputeti i zgjedhur në 25 Prill, Mark Marku shprehet se PD do e ketë të vështirë të vendosi që Berisha të jetë pjesë e PD-së. Sipas tij, liderit historik të PD-së nuk mund t'i thuash mos eja në Kuvend, pasi shpallja "non grata" nuk ka vlera juridike. Mark Marku deklaroi se protagonizmi i tepruar i Berishës dëmton lindershipin e PD.

"Nëse do e bënte Berisha do e lehtësonte shumë punën e PD qoftë me kundërshtarët politikë. Por mendoj që PD do e ketë të vështirë të vendosi që ish-kryetari i saj të jetë pjesë e PD. Sepse shpallja ‘non grata’ mbështetet në disa argumente dhe s’ka vlerë juridike. Ajo është një qëndrim. Nuk mund t’i thuash ish-kryeministrit mos eja në Parlament. Edhe kur Berisha ka qenë kryeministër kam pasur kritika. Duhet menduar gjëja në kuptimin që është shpallur ‘non grata’. Unë mendoj që protagonizmi i tepruar i Berishës, dëmton lidershipin e PD dhe është një pengesë në ristrukturimin e PD, sepse Berisha është karizmatik, është e vështirë të bëhet dikush lideri i PD duke pasur Berishën aty. Unë mendoj që Berisha dhe PD janë futur në marrëdhënie të komplikuar. Do të duhet që PD të ketë marrëdhënie shumë të mira me PD dhe BE. Rama nga krahu tjetër ka shumë forca lobingu." tha Mark Marku në emisionin "Kjo Javë"

Të fundit