Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në Shkodër Rama vendosi paqe mes 5 bandave kryesore, darkonin me qeveritarët

Berisha: Në Shkodër Rama vendosi paqe mes 5 bandave kryesore, darkonin

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kryeministri Rama bëri paqe me 5 banda kryesore në Shkodër, pë të siguruar votat fituese në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Nga selia blu, Berisha tha për mediat se me në krye Bajrët e Shkodrës, bandat u futën në aksion me makina të blinduara, ku darkonin me qeveritarët për të marrë misionin.

Sipas Berishës, kontrolli i bandave u ndje vetëm në ato zona ku Rama kërkonte me çdo kusht të merrte pushtetin.

“Në makinerinë e terrorizimit elektoral të zgjedhjeve, nuk mjaftoi vetëm pushteti, por u përdorën edhe bandat, qofët në shoqërim të zyrtarëve në takimet e tyre, qoftë në misonin e terrorizmit të zgjedhësve dhe shpërndarjes së parave.

Nga se përbëhej makineria e terrorizimit të shqiptarëve në këto zgjedhje? Ajo ishte një amalgamë, një konglomerat i qeveritarëve, zyrtarë, banditëve dhe kriminelëve. Në të gjitha qytetet e mëdha, në Shkodër, Lezhë, Peshkopi, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier e me radhë, bandat dolën nga strofullat e tyre.

Në Shkodër, Rama vendosi paqe mes 5 bandave kryesore të zonës dhe të gjitha me në krye Bajrët, të cilët u liruan nga burgu, u vërsulën dhe me makina të blinduara i binin Shkodrës kryq e tërthor duke ushtruar terror pranë qendrave të votimit.

Bandat darkonin me qeveritarët dhe merrnin misionet. Sigurisht misione për kontrollin e votës, për grabitjen e votës.

A ishte kjo situatë në të gjithë Shqipërinë? Jo, nuk ishte në të gjithë Shqipërinë, duhet të jemi realistë. Kjo ishte në të gjitha zonat ku ai me çdo kusht donte të merrte mandatin. Përdori ndërhyrjen e krimit si rezervën e fundit. Shkoi në Mamurras, shpërndarja e parave ditën për drekë, kërcënim me jetë të eksponentëve tanë”, tha Berisha.

Të fundit