Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në Skap gjeta Etjenin e Fatmir Xhafës, që u bë kurban i marrëveshjes Rama-Dumani

Berisha: Në Skap gjeta Etjenin e Fatmir Xhafës, që u bë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga SPAK pasi u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha deklaroi për mediat se në ambientet e Prokurorisë së Posaçme gjeti ish-xhelatin e Sigurimit, Arben Krajën, Etjen Xhafajn si kurban të marrëveshjes Rama-Dumani.

“Tani, çfarë gjeta unë aty. Aty ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar. Pra, një.

Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet më Skapi pa autorizimin e plotë të Edi Ramës.

Marrëveshja është kufizimi, ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë.

Dhe pasi dështoi në bashkimin e votave me opozitën, pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, u ul nëpërmjet Ulziut dhe firmosi marrëveshjen. Etjeni kishte mbetur aty, nuk dilte më nga Skapi”, deklaroi Berisha.

Të fundit