Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në SPAK po zhduken dokumente të ardhura nga Bullgaria për vëllain e Veliajt

Berisha: Në SPAK po zhduken dokumente të ardhura nga Bullgaria

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim e një qytetari në rrjete sociale, ku shprehet se se po zhduken dokumente dhe po anullohen fletë-arreste në SPAK lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. 

Postimi i Berishës:

Zhdukje mafioze të dokumentave në Skap!

Ja si anullohen mandat-arrestet nga Skrapi.

Zhduken dokumentat që kanë ardhur nga Bullgaria për kompaninë “Gogla” të vëllait të Erion Veliaj dhe të tjerëve, që provojnë se vodhën miliona euro nga djegësi i Tiranës.

Lexoni denoncimin e mëposhtëm.
Pershendetje dr po ju shkruaj per te ju njoftua se Dosjes te ardhur nga Bullgaria ku me dokumenta zyrtare deshmohet vjedhja e miljona euro te djegesit te Tiranes nga vllau i Erion Velise me kompanine e tij gogla dhe me Lori Cafe e Top Çenel Eva Blushi, Vjollca Hoxha po i zhdukin.

Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka firmosur një grup të dytë urdhëarrestesh lidhur me aferën e Inceneratorit të Tiranës. Në lidhje me këto fletëarrestime nuk ka asnjë konfimim dhe asnjë vënie në pranga.  Prokurori i çështjes që ka kërkuar masat e sigurisë është Dritan Prenci, ndërsa janë firmosur nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka. Mësohet se urdhërarreste janë lëshuar për Denisa Tollkucin, Dashamir Ymeraj dhe për tre shtetas të huaj. Por asnjë nga urdhërarrestet nuk është ekzekutuar pasi personat nuk u gjetën gjatë operacionit të SPAK. Ndaj tyre raportohet se është ngritur akuza "pastrim i parave" dhe "grup i strukturuar kriminal". Lidhur me fletëarrestet e lëshuar ditën e sotme nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga ana e SPAK. 

 

Të fundit