Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në Strasburg kërkova edhe qeverinë teknike. Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime

Berisha: Në Strasburg kërkova edhe qeverinë teknike. Lajmet

Kryedemokrati Sali Berisha hodhi poshtë trillimet se fjala e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg ishte ndërprerë, duke sqaruar se koha e diskutimit është e kufizuar për të gjithë folësit dhe se ai kishte përdorur qëllimisht minutat e para për denoncime politike dhe kërkesën për qeveri teknike.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, ai deklaroi se denoncimet e tij në arenën ndërkombëtare nuk e dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, por përkundrazi ndajnë qartë qytetarët shqiptarë nga një regjim i korruptuar dhe autokratik.

Sali Berisha: Plotësisht, të falenderoj. Fjala në Strasburg për diskutantët është gjithnjë dy minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht. E vërteta është se unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm dhe natyrisht që pjesën më pikante ia kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë, kursë në minutën e fundit unë e dija se ajo ndërpritet, por unë vazhdova se kamera funksionon pavarësisht se zëri shuhet. Mua më interesonte kamera dhe kërkova qeverinë teknike.

Por këta lakej që hapin lajmin, ata janë shushunjat e zeza që kanë marrë miliona nga lotet e rrugëve, që thotë Belinda që ky kaq, ai aq.

Ja këta janë ata të portaleve të qeverisë, mjeranë që si papagaj të depersonalizuar, që pa dalë në mëngjes pështyjnë fytyrën e tyre njëherë dhe pastaj vazhdojnë ditën pa asnjë lloj dinjiteti.

Edhe lajmi tjetër që nuk isha i ftuar, këta tallen me njerëzit, unë jam anëtar i asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës dhe kurrë anëtarët nuk ftohen përveçse në trillimet e Ballës apo Peleshit, kush i përhap ato.

Të fundit