Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në takim me strukturat e PD: Fitorja në Tiranë, betejë vendimtare për opozitën!

Berisha në takim me strukturat e PD: Fitorja në Tiranë,

Në një fjalim të mbajtur për trupën elektorale të PD-së në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi rëndësinë e fitores së opozitës në kryeqytet si një hap kyç për përmbysjen e qeverisë aktuale.

Ai deklaroi se ky mision është i rëndësishëm për Shqipërinë, duke u shprehur se "Pushteti dhe kryeqyteti janë sinonime të njëri-tjetrit."

Berisha u bëri thirrje strukturave të PD-së që të përfshijnë personalitete dhe aktivistë influentë në këtë betejë, e cila, sipas tij, është më e rëndësishmja në historinë e PD-së. 

Berisha: Ra Damasku, ra Asadi, bie Tirana, bie Edvini!
Pushteti dhe kryeqyteti janë ndonjëherë sinonime të njëri-tjetrit

Mirëmbrëma dhe përshëndetje!
Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për Tiranën, e cila ka një mision të madh, ka një mision të vërtetë, fitoren e opozitës në Tiranë dhe përmbysjen e narkodiktaturës në Shqipëri.
Ra Damasku, ra Asadi, bie Tirana, bie Edvini.
Këto janë raporte të vërteta.
Pushteti dhe kryeqyteti janë ndonjëherë sinonime të njëri-tjetrit.
Ndaj dhe në përmbushje të këtij misioni, iu takon juve së pari të riparoni çdo gabim që mund të jetë bërë në krijimin e këtij ekipi elektoral për kryeqytetin dhe të përfshini personalitete, aktivistë, anëtarë, mbështetës influentë në zonat tona, në mënyrë që të jemi sa më përfaqësues dhe sa më të fortë në këtë betejë.
Kjo është një betejë e një rëndësie, më e rëndësishmja.
Ju garantoj që në një mënyrë ose një tjetër, po të kemi parasysh pasojat shkatërrimtare demografike të këtij regjimi, PD nuk ka bërë ndonjëherë në ekzistencën e saj betejë më të rëndësishme se kjo betejë.
Kjo është e vërteta.

Të fundit