Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në takim me intelektualët: George Soros rrezik dramatik për familjen!

Berisha në takim me intelektualët: George Soros rrezik dramatik

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takime intelektualë të ndryshëm. Në fokus të diskutimit është familja, ekonomia dhe problematikat me të cilat përballet shoqëria shqiptare.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se ekzistojnë dy rryma të cilat tejkalojnë vlerat e familjes madje kjo rrymë iu imponohet politikisht në forma të ndryshme. Berisha u shpreh se në krye të kësaj rryme qëndron George Soros, të cilin e konsideroi një rrezik dramatik në familje.

Berisha renditi dy arsyet kryesore se pse Soros është rrezik për familjet.

“Sot përballen dy rryma dhe ato përballen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Një rrymë e cila tejkalon familjen dhe vlerat e saj, një rrymë e cila dekonfiguron familjen dhe shndërron prindërit në numra. Është sigurisht një shumicë tjetër që beson te vlerat familjare. Problemi është edhe më dramatik sepse kjo rrymë që tejkalon familjen dhe vlerat e saj, i mbikalon, i refuzon, i shmang, kjo rrymë kërkon të imponohet politikisht, sociologjikisht, të imponohet në forma të ndryshme. Nuk mund të mos theksoj se në krye të kësaj rryme qëndron George Soros. Pse? Dy arsye. E para është multimiliaderi i cili investon shumë. Më kishte dërguar një bashkëpunëtorja ime donacionet. Ai përdor miliardat të cilat i ka kryekëput pothuaj fryt të një spekulimi. Ai përdor miliardat për të imponuar koncepte që çfarë janë ato? Janë absolutisht konceptet e ekstremit të majtë”, deklaroi Berisha.

Të fundit