Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në takimin e Arubas ka qenë Engjëll Agaçi dhe një ministër tjetër

Berisha: Në takimin e Arubas ka qenë Engjëll Agaçi dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me takimet në "Aruba" ku pretendohet se përfaqësues të qeverisë shqiptare janë takuar me persona të karteleve dhe bosë të krimit. 

Në një prononcim për mediat, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lideri demokrat u shpreh ndër të tjera se në Aruba kanë qënë sipas tij Engjëll Agaçi dhe një ministër tjetër i Ramës.

Pyetje: Një pyetje për Arubën. A e lidh gjë Sali Berishën me Artur Shehun?

Berisha: Artur Shehu, kurrë sme lidh asnjë gjë në mënyrë absolute.

Pyetje: Keni hipur ju në makinën e tij, siç tha Taulant Balla?

Berisha: Artur Shehu është një vlonjat, i një familje siç më kanë thënë të persekutuar, por siç e morët vesh ju me Engjël Agaçin i bënë 30 hektarë toka dhuratë gjeneral Lisin që e burgosën autoritetet italiane, vetëm e vetëm për të fshehur filmimet e sipërfaqeve të drogës. Ky është i gjithë problemi.

Unë nuk e mbaj mend a e kam takuar në jetën time apo jo, as nuk mohoj as se pohoj. Aruba është problemi se u mor një vendim për të dërguar përfaqësuesit në Aruba, thuhet se ka qenë Agaçi dhe një ministër. Nuk dua të them emra.

Aruba nuk mbyllet më se, është në dosjen Belge, është dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë vendin e takimit.

Ai ishte Rama apo jo nuk e di, por emri i Ramës është lakuar siç thotë gazetari italian, bazuar në interceptimet e antimafias Italiane. Altin Dumani mban dosje të fshehtë sepse, duhet ta marrin shqiptarët vesh nga Belgët, Italianët dhe Dumani që donte të zgjaste mandatin, dobjonte i mban të fshehta.

Të fundit