Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në Theth nuk kanë votuar PS-në, por kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive e Edi Ramës ndaj tyre

Berisha: Në Theth nuk kanë votuar PS-në, por kanë votuar

Kryedemokrati Sali Berisha  lidhur me shembjet e ndërtimeve në Theth, shprehet se prishjet nuk janë as ligjore dhe as të motivuara nga ruajtja e natyrës, por janë një hakmarrje politike primitive ndaj banorëve të zonës, që në zgjedhjet e fundit nuk i dhanë votën Partisë Socialiste.

"Në qendrën e votimit ku ndodhi ky krim, PD mori 95 vota, PS 82. Nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në. Dhe kjo është hakmarrja kriminale e Edi Ramës ndaj tyre," deklaroi Berisha.

Berisha: Në Theth nuk kanë votuar PS-në, por kanë votuar

Sipas tij, pak para zgjedhjeve qeveria krenohej me zhvillimin turistik të Thethit dhe faktin që fshati kishte arritur në 2 mijë shtretër për turistët, një arritje e jashtëzakonshme duke marrë parasysh vështirësitë logjistike të zonës.

Berisha:  Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar.
PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota.
Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre.
Dëgjojeni këtë.
Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër.
Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj.
Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre.
Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre.
Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre.
Pra, ky është Thethi i 2 mijë shtretërve sot.

 

Të fundit