Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në tre muaj, qeveria ka grabitur 340 mln euro nga qytetarët me bordet shushunja

Berisha: Në tre muaj, qeveria ka grabitur 340 mln euro nga qytetarët

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon qeverinë se në tre muajt e fundit ka grabitur nga xhepat e shqiptarëve  340 milionë euro me anë të rritjes së çmimeve dhe bordeve.

Në një postim në facebook, Berisha shkruan se bordet e ngritura nga qeveria nuk janë gjë tjetër veçse mendësia komuniste e Edi Ramës për të zbrazur xhepat dhe vjedhur qytetaret.

Postimi i plotë:

“Edi Rama tha: Bordet jane komuniste por jane te dobishme!

Kjo sepse:

Ato mbushin valixhet e qeveritareve dhe klienteles se tyre!

Ato zbrazin xhepat e qytetareve!

Ne tre muaj qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarve nepermjet rritjes se çmimeve me bordet shushunja 340 milione euro.

Miq, keto dite bordi komunist i Edi Rames i rritjes se çmimit te ushqimeve ka vendosur çmimet e reja me te larta për produktet ushqimore bazë (miellin, orizin, vajin dhe sheqerin).

Bordet e hajdutit Rama janë betuar që të zhvasin çdo familje shqiptare, duke e ngritur çmimin e miellit nga 79 lekë/kg në 90 lekë/kg. Këta nuk kanë të ndalur e nuk ngopen me pak.

Qeveria po luan me bukën e gojës së qytetarëve shqiptarë, duke ia bërë të papërballueshme jetesën. Kjo qeveri i ka braktisur qytetarët e saj, e përpos kësaj, ka zgjedhur t'i zhvasë çdo qindarkë.

Bordet nuk janë gjë tjetër veçse mendësia komuniste e Edi Ramës për të zbrazur xhepat dhe vjedhur qytetaret dhe pasur nën kontroll te plote ushqimin e tyre si kushte kryesor per te kontrolluar te gjithe shoqerine”, shkruan Berisha.

 

Të fundit