Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në udhëtimin tonë epik u provuam shqiptarëve dhe botës se jemi të pamposhtur

Berisha: Në udhëtimin tonë epik u provuam shqiptarëve dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita ka arritur në kilometrin e fundit të përballjes me qeverinë, më e fortë dhe më e vendosur se kurrë më parë, pas një rruge të gjatë sakrificash, presionesh dhe qëndrese.

“Në udhëtimin tonë epik, ne u provuam shqiptarëve dhe botës se jemi të pamposhtur dhe se sot, në kilometrin e fundit, jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

Ai theksoi se protesta masive e sotme është fryt i një opozite të vështirë, por të vendosur për të mbrojtur të vërtetën, lirinë dhe pluralizmin politik, përballë asaj që e cilësoi si narkoshtet.

Berisha u ndal në mbështetjen ndërkombëtare të Partisë Demokratike, duke theksuar se opozita ka siguruar shtatë rezoluta ndërkombëtare nga forca politike që qeverisin vendet më të lira dhe më të fuqishme të botës, të cilat, sipas tij, e kanë nxjerrë PD-në nga izolimi dhe e kanë shndërruar në opozitën me mbështetjen më të madhe ndërkombëtare.

Sipas Berishës, këto rezoluta kanë damkosur para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar kryeministrin Edi Rama si armik të pluralizmit politik dhe përgjegjës për ndërtimin e narkoshtetit të parë në Europë, si dhe për shpopullimin masiv të vendit.

Ai vuri në dukje se PD ka përmbushur edhe premtimin për mbrojtjen e votës, duke theksuar se raporti i OSBE/ODIHR ka faktuar se zgjedhjet e vitit 2025 u shndërruan në një farsë elektorale, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të ndikuar dhe penguar publikimin e këtij raporti.

Berisha deklaroi se opozita u përball jo vetëm me një qeveri autoritare, por me një qeveri të organizuar si strukturë kriminale, që sipas tij kontrollon mediat, manipulon opinionin publik, shndërron vjedhjet në vota dhe votat në vjedhje të reja.

Të fundit