Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në vjeshtë nisim punën për zgjedhjet vendore 2023 dhe protestat kombëtare

Berisha: Në vjeshtë nisim punën për zgjedhjet vendore 2023

Kryetari i PD,Sali Berisha deklaroi sot se vjeshta do jetë periudha e fillimit të primareve për kandidaturat për Kryetarët e Bashkive për zgjedhjet vendore 2023. Po ashtu, Berisha paralajmëroi protesta ndaj qeverisë.

“Unë në një takim që zhvillova me kryetarët e degëve, kërkova një veprimtari shumëplanëshe, sepse PD nuk mund të qëndrojë në një lloj veprimtarie. Koha e thërret atë të ketë një aktivitet shumëplanësh.

Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës të kësaj partie. Kjo jashtë çdo lloj dyshimi. PD duhet të shfrytëzojë çdo lloj potenciali për objektivat e saj,” tha Berisha.

Sipas tij, vendi është në krizë, nga e cila po përfiton Edi Rama.

“Nuk janë çmime tregu këto, janë çmime të shushunjave të importuara nga koha e komunizmit, që asgjësojnë institucionet ligjore të ngarkuara për t’i dhënë përgjigje spekulimet. Kjo sepse Edi Rama me njerëzit e tij janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve,” tha Berisha

Të fundit