Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nëse PD fitonte në 25 prill, do jepja dorëheqjen si deputet

Berisha: Nëse PD fitonte në 25 prill, do jepja dorëheqjen si

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do të fitonte në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në Zonë e Lirë, Berisha tha se pasi DASH e shpalli ‘non grata’ angazhimi i tij politik në legjislaturën e re do të shtohet edhe më shumë.    

Pjesë nga intervista:

Arian Çani: Edhe sikur t’i kishte shkuar në mendje të largohej, me këtë që ndodhi nuk ikën më.

Sali Berisha: E kam dhe diku tjetër, po ja u rrëfej dhe ju, e kam pas ndërmend të kap një projekt tjetër.

Arian Çani: Vërtetë?

Sali Berisha: Po, absolutisht.

Arian Çani: Do japësh dorëheqjen nga deputet?

Sali Berisha: Tani në asnjë mënyrë, përkundrazi do shumëfishoj aktivitetin tim si deputet aq sa s’e kam bërë kurrë. Kisha ndërmend, se unë besoja se do fitonim. Besoja do fitonim. Besoja se do fitonim zgjedhjet, t’ju them haptas. Dhe çfarë do bëja unë në Parlament pastaj? Të bëhesha unë kamzhik i opozitës? Nuk bëhesha.

Arjan Curi: Po tani çfarë do bëni? Tani ju s’flisni dot për një gjë korruptive se ata të PS do ju thonë…

Sali Berisha: Këtu s’ka asgjë të re përveç atyre që ka thënë…

Të fundit