Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nesër do t'i dorëzojmë medias dokumenta për farsën elektorale

Berisha: Nesër do t'i dorëzojmë medias dokumenta për

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur jashtë Parlamentit për mediat, pas përfundimit të seancës plenare me rastin e vizitës së presidents hungareze, Katalin Novak.

Berisha i bëri thirrje KQZ-së të dorëzojë çdo dokumentacion që disponon për farsën zgjedhore të 14 majit në Kamëz dhe bashkitë e tjera.

Berisha tha se PD disponon dokumente të pakundërshtueshme për farsën zgjedhore dhe do t'i dorëzojë nesër në media.

“I bëj thirrje KQZ që ne emer të transparencës të dorezojë cdo dokumentacion, që disponon për farsën e tmerrshme zgjedhore në Kamëz dhe pastaj në bashkitë e tjera. Ne disponojmë dokumenta të pakundershtueshme se farsa e votimit në bashkinë e Kamzës ka qenë kryekeput antikushtetuese.

Ka një urdher nga Edi Rama që të mos dorezoje dokunentet e kerkuara nga pala e interesuar. Duke filluar që neser, ato qe kemi do ia dorëzojmë medias. Ne nuk i njohim këto zgjedhje”, tha Berisha.

Të fundit